Mediat greke kanë komentuar vendimin e përbashkët të qeverisë greke dhe asaj shqiptare për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës lidhur me çështjen e detit.
Sipas Newsbomb. gr, ky ishte vendim i dëshiruar nga Athina zyrtare për të anashkaluar çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Media greke shkruan se Greqia ka vërejtur iniciativa shqetësuese nga Turqia e cila do të përdorë portin e Vlorës për marinën turke.
“Ky është një zhvillim që Athina dëshironte, në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatin. Meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi ishte i dukshëm
Është e qartë, megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron një zgjidhje të çështjes së detit midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj. Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, dhënia e një kalate në portin e Vlorës në përdorimin për marinën turke”, shkruan Newsbomb. gr./mv. abcnews.al