BBC ka kundërshtuar etiketimin e bërë nga Twitter si një media e financuar nga qeveria. Gjigandi mediatik britanik ka reaguar duke thënë se është një media e pavarur që financohet nga qytetarët nëpërmjet tarifës së licensës.
“Ne po komunikojmë me Twitter për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. BBC është dhe ka qenë gjithmonë e pavarur. Ne financohemi nga publiku britanik përmes tarifës së licencës.”, tha kompania.
Ky etiketim ka ngjallur polemika pasi një etiketim i tillë është përdorur edhe për median Russia Today, e cila kontrollohet dhe financohet nga qeveria në Moskë. Musk i ka dërguar një email gjigandit britanik duke thënë se:
“Ne po synojmë për transparencë dhe saktësi maksimale. Lidhja me pronësinë dhe burimin e fondeve ndoshta ka kuptim. Unë mendoj se organizatat mediatike duhet të jenë të vetëdijshme dhe të mos pretendojnë në mënyrë të rreme se ka mungesë njëanshmërie. Të gjitha organizatat kanë njëanshmëri, disa padyshim shumë më tepër se të tjerat. Duhet të theksoj se ndjek BBC News në Twitter, sepse mendoj se është ndër më pak të njëanshmet.“/abcnews.al