Mediet arabe i kanë kushtuar një artikull marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Alabbar në Dubai për ndërtimin e Portit të Ri në Durrës.
“Mohamed Alabbarit i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe. Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi iKompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit”, shkruan media arabe.
Në portin e ri do të ankorohen jahte dhe super jahte me madhësi deri në 120 m.
I njohur si “Durres Yachts and Marina”, porti i ri do të projektohet si një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e dioksidit të karbonit
Sipas projektit në rreth portit të ri do të ketë hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante superluksoze dhe mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, dhe 170 dyqane tregtare.
“Ky është projekti më i mirë dhe special që kamë bërë, nuk kam asnjë dyshim”, kështu është shprehur Mihamed Alabbar, pronari i kompanisë që ka firmosur marrëveshjen për Portin e Durrësit.
“Është ndryshim loje, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni askund diçka të tillë“, tha Alabbar./Abcnews.al/