Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Medalje presidenciale për “dardanët”/ Osmani: Përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare

schedule17:29 - 1 Prill, 2026

schedule 17:29 - 1 Prill, 2026

Skuadra e futbollit të Kosovës është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për përfaqësimin dinjitoz të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se pavarësisht rezultatit në përballjen me Turqinë, kombëtarja gëzon respekt.

Ajo vlerësoi punën e lojtarëve dhe gjithë emocionet që ata i sollën shqiptarëve në të gjithë botën.



 “Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë. Kontributi juaj është pjesë e pandashme e historisë sonë sportive dhe mbi të gjitha frymëzim i fuqishëm për brezat që vijnë.”

Osmani u shpreh besimplotë se ky është vetëm fillimi i suksesit.

“Ndihemi të përmbushur për përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare; Për krenarinë që i kanë dhënë shtetit tonë; Si dhe për arritjen në fazën finale të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Dhe jo vetëm me shpresën, por me besimin e plotë që rruga përpara do të jetë edhe shumë e shumë më e ndritshme.”

Në takimin në presidencë ishin vetëm disa prej futbollistëve, nën shoqërinë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajnerit Franco Foda.

Dekorimi erdhi një ditë pas ndeshjes me Turqinë, ku Kosova humbi me rezultat 0 me 1.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!