Medalje ari në gjimnastikë, një rus nderon flamurin shqiptar në Europian

schedule11:15 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 11:15 - 14 Dhjetor, 2020

Gjimnastika në vendin tonë është një sport jo shumë i zhvilluar, por një rus ka vendosur të na përfaqësojë dhe e ka bërë këtë denjësisht. Matvei Petrov, 30 vjeç është kampioni më i ri i Europës nën ngjyrat e flamurit tonë.

Ai është shpallur kampion i kontinentit të vjetër në Kampionatin Europian të Gjimnastikës, në disiplinën e kaluçit me mbajtëse. Atleti me origjinë nga Rusia grumbulloi më shumë pikë se të gjithë kundërshtarët e tij dhe arriti të marrë medaljen e artë në turneun e organizuar në Mersin, Turqi.

Petrov la pas në këtë garë kundërshtarin e tij kroat dhe në vendin e tretë u rendit gjimnasti turk. Pas marrjes së medaljeve, Petrov tregoi edhe historinë e bashkimit të tij me Shqipërinë.

“Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016 (Londër), e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë (Çeki) për të punuar si trajner.

 

Nuk mendoja të vazhdoja karrierën time sportive, por gjatë ditës sime të punës si trajner kisha pak kohë të lirë, kështu që fillova të stërvitesha sërish dhe kuptova se në të vërtetë isha ende në gjendje jo të keqe.

Dhe isha thjesht me fat, sepse drejtori i palestrës ku kam punuar është shqiptar. Kështu historia ime shqiptare filloi”, u shpreh Petrov. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!