Omer Puka arriti të fitonte në nivelin B2 në anglisht. Testi duhet të mbarohej për 1 orë e 30 minuta, ndërsa ai arriti të përfundonte për rreth 5 minuta.
Në konkurs morën pjesë nxënës nga i gjithë Ballkani ndërsa gara u zhvillua në disa nivele.
Në një intervistë në ABC e Mëngjesit, në ABC News, 10-vjeçari Omer Puka tregoi pasionin e tij për gjuhën e huaja, ndërsa u shpreh se prej katër i vitesh është i përfshirë në konkurse.
“Nuk kam ndjekur asnjë kurs, ndihmë për mua kanë qenë filmat vizatimorë. Në shtëpi më vëllain flasim anglisht dua që të jemi të dy ekselentë”, u shpreh ai.
Dy pasionet e tij janë sporti dhe mjekësia.
“Dua t’i përkushtohem mësimeve që të bëhem doktor dhe të shëroj pacientë”, tregoi ai në “ABC e Mëngjesit”.
/abcnews.al/