Kapiten Artur Meçollari thotë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha nga lufta në Ukrainë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ai u shpreh se mund të ketë edhe dezinformime në lidhje me numrin e ushtarëve të vrarë apo edhe mjeteve të shkatërruara.
Megjithatë, sipas Meçollarit, i vetmi shtet që i ka të sakta informacionet për luftën, është Ukraina.
Ndër të tjera, Meçollari shtoi se grupi Wagner ka avancuar në qytetin e Bakhmut, ndërsa forcat ruse janë zmbrapsur në disa qytete të tjera ukrainase.
“Humbjet e Federatës Ruse janë të mëdha. Jo në nivelet që paraqiten sepse kuptohet, lufta e informacionit ka elementë edhe të dezinformacionit. Problemi qëndron, i vetmi vend që ka të dhëna të sakta është Ukraina. Në luftën e informacionit, ka elementë të ekzagjerimit apo zvogëlimit dhe kjo është normale. Kështu ndodh, nuk është ndonjë gjë jo normale. Nëse do të shikojmë efektin e luftës, qoftë hakmarrjen e fundit, veprimet në terren janë shumë të vogla. Me hakmarrjen e fundit, hakmarrjen e mbrëmshme, kryesisht veprimet janë nga ajri, por jo në terren. Veprimet në terren janë shumë të vogla. Në Bakhmut kanë vepruar forcat Wagner, ku kanë vepruar forcat ruse ka pasur një zmbrapsje”, theksoi ai./abcnews.al