Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, nën një lidhje telefonike me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, deklaroi se Porti i Durrësit është një pikë strategjike e NATO-s dhe nuk duhet të zhvendoset në Porto Romano.
Ai theksoi se Porto Romano nuk mundet kurrsesi të jetë më i madh se porti i Durrësit.
Sipas tij vetë komandanti i NATO-s për Europën, deklaroi dy vite më parë se porti aktual i Durrësit ka një qasje strategjike.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Pse bie ndesh me strategjinë e NATO-s?
Meçollari: Komandanti aktual i NATO-s në Europë para dy vjetësh deklaroi Porti i Durrësit ka një qasje strategjike për NATO-n, që të jem korrekt tha Porti historik i Durrësit. Nuk e veçoi Durrësin si port. Duhet të kuptojmë që qasja strategjike e NATO-s ka lidhje me transferimin e trupave nga Adriatiku në Detin e Zi. Koridori 8-të është korridori më i sigurtë në drejtimin e Detit të Zi. Edhe BE e ka deklaruar korridorin 8-të si korridor sigurie. Çështja e fundit është që porti i Durrësit nuk mund të zëvendësohet nga Porto Romano për këtë lloj strategjie, sepse Porto Romnano nuk mund të jetë më i madh se porti i Durrësit.
/Abcnews.al/