Meçe: Nuk ka pronarë me tapi në bregdet, perla e Shqipërisë është kthyer në kioskë

schedule20:43 - 4 Qershor, 2021

schedule 20:43 - 4 Qershor, 2021

Inxhinieri Arben Meçe ka deklaruar se në bregdetin e jugut të vendit nuk ka pronarë tokash. Në studion e emisionit “Bardh a Zi”, Meçe theksoi se nuk ka pronarë me tapi, pasi e kanë marrë tokën me ligjin 7051.

Sipas tij njerëz të seleksionuar nga pushteti kanë kioskizuar turizmin e bregdetit. “Nuk është e vërtetë që ka pronarë në bregdet sepse ata që i shikon e kanë marrë tokën me 7501 dhe nuk kanë tapi. Kjo është e vërteta. Edhe sot në Dhërmi janë njerëz të seleksionuar nga pushteti kanë marrë tapi.

Nuk ka pronarë me tapi në bregdet. Të gjithë këta janë bërë pronarë kanë marrë një tokë dhe kanë kioskizuar elitën e turizmit tonë. Të gjithë perlën e  Shqipërisë e kanë thyer në kioskë. Një person i përgjegjës të thotë unë do ta bëj rivierën të shkëlqejë. 30 vjet nuk kemi arritur ti japim një zhvillim asaj zone për këtë arsye. Sabotazhi më i madh që i është bërë bregdetit është ajo rrugë. Autostrada i jep zhvillim asaj zone. Kush do vejë të ndërtojë? Ka shumë skema,” deklaroi inxhinieri. g.v/abcnews.al