Një djalë 9-vjeçar me cerebral palsy në Angli ka përfunduar një sfidë të madhe për gjendjen e tij shëndetësore për t’i ardhur në ndihmë një spitali për fëmijët.
Tobias Weller, ka bërë një përpjekje të madhe për të ecur duke përdorur një mjet ndihmës me rrota në mënyrë që të mblidhte fonde për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në Angli.
Weller është përshkruar si një fëmijë i mrekullueshëm dhe është konsideruar si një frymëzim nga njerëz të famshëm dhe yje sporti, të cilët i dërguan një numër të madh mesazhesh mbështetës ndërsa ai shkonte drejt udhëtimit të tij final që ka nisur që në mars.
9-vjeçari ka arritur që të mbledhë më shumë se 47,000 paund për Spitalin e Fëmijëve Sheffield dhe shkollën Paces duke ecur për 42,195 metra për 70 ditë në rrugët jashtë shtëpisë së tij.
Tobias tregoi në emisionin This Morning, më herët gjatë kësaj jave se ishte frymëzuar nga veterani 100-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore Koloneli Tom Moore, i cili arriti të mblidhte më shumë se 30milion paund për mjekët që po luftonin koronavirusin. /abcnews.al/