Me xhup, i qetë dhe karremi që përdori, pamjet kur Ademi shkoi me kallash dhe vrau motrat në Tiranë

schedule23:37 - 4 Janar, 2021

schedule 23:37 - 4 Janar, 2021

Emisioni Uniko në Klan Plus publikoi pamjet e 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi dhe pasi i ka vrarë largohet qetësisht. Ngjarja ka ndodhur në datën 31 Dhjetor 2020 në zonën e Astirit në Tiranë.

Por si ndodhi ngjarja?

“ABC” zbardhi dëshminë e djalit të Zhaneta Metanit. Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja Glidona Daci, djali i mitur ka rrëfyer se mamaja e tij dhe Përparim Ademi ishin të lidhur por kohët e fundit kishin konflikte, pasi Zhaneta kishte nisur lidhje me një person tjetër që kishte në punë.

Sipas 15 vjeçarit, mamaja e tij i kishte thënë që Ademi ishte babai i tij, por që me kalimin e kohës ai e kishte kuptuar që kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërsa babanë biologjik se kishte njohur kurrë (lexo ketu)./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!