Presidenti i Ukrainës Zelensky së shpejti do t’u drejtohet liderëve të vendeve më të industrializuara të botës në samitin e G7 në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani.
Këta të fundit janë në pritje të tij, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga samiti, me Zelenskyn që bëhet gati të flasë.
Ai pritet t’u kërkojë liderëve të shtojnë dërgesat e armëve të rënda dhe të mbrojtjes ajrore ndërsa sulmi i Rusisë intensifikohet në Donbas, në lindje të Ukrainës – dhe kryeqyteti Kiev përballet me sulme të reja ajrore. /abcnews.al