Me vlerë rreth 1 milion dollarë, sekuestrohet sasi rekord kokaine në Australi

schedule12:05 - 2 Prill, 2024

schedule 12:05 - 2 Prill, 2024

Pako të mbështjella me plastikë të mbushura me kokainë janë gjetur shpesh here përgjatë muajve të fundit në brigjet e plazheve të Sidneit në Australi, duke thelluar një mister mbi transportin e kokainës në këtë vend.

Këtë të hënë plazhistët gjetën të tjera pako me kokainë në një sasi prej 5 kilogram kokaine të cilat u sekuestruan nga policia, me vlerë mbi 900 mijë dollarë.

Sipas Organizatës për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, australianët janë përdoruesit më të lartë për frymë të kokainës në botë, të ndjekur më pas nga britanikët.

Më shumë se 250 kilogramë kokainë janë gjetur përgjatë brigjeve të plazheve në Australi që prej dhjetorit të vitit të shkuar.

Autoritetet atje besojnë se kjo sasi kokaine e ka origjinën nga Amerika Latine.  Vetëm përgjatë vitit të shkuar Australianët konsumuan 16.5 ton drogëra të ndryshme sipas agjencisë Kombëtare të zbatimit të ligjit atje, një shifër kjo 17 herë më e late se ajo e vitit 2022.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!