Deputetët britanikë kanë pranuar në mënyrë indirekte por qartë se janë korruptuar nga qeveria e Katarit para se të mbahej Botërori, sipas Politico.
Deputetët britanikë thanë se kishin marrë dhurata luksoze nga Katari përpara Kupës së Botës dhe se udhëtimet falas të ofruara nga qeveria e Dohas ishin një mundësi e mirë për të shprehur shqetësimin e tyre të thellë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendin e Gjirit.
Qeveria e Katarit ka shpenzuar në total prej më shumë se 260,000 paund për dhurata dhe udhëtime të ofruara për deputetët britanikë që nga tetori i kaluar. Të gjitha udhëtimet e deputetëve u deklaruan në përputhje me rregullat parlamentare, por aktivistët e të drejtave të njeriut vunë në dyshim ligjshmërinë e tyre.
“Asnjë politikan nuk duhet të marrë para ose të fitojë udhëtime luksoze falas të paguara nga Katari. Në vend të kësaj, deputetët duhet të flasin kundër abuzimeve të përhapura të të drejtave të njeriut nga regjimi i Katarit”, tha Sasha Desmook, shefja ekzekutive e Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithëse nuk ka prova për ryshfet për deputetët e Mbretërisë së Bashkuar, disa deputetë madje janë kritikuar për fjalimet e tyre në Dhomën e Komunave, ku lavdëruan autoritetet e Katarit.
Alan Kearns,ish-ministri i qeverisë së Londrës dhe kryetar i Grupit Parlamentar(APPG), mbajti një fjalim në Dhomën e Komunave për Katarin tetorin e kaluar, ku ai përshëndeti përparimin në të drejtat e njeriut, raporton abcnews.al.
Ai madje përmendi fjalët e Nelson Mandelës se “sporti mund të ndryshojë botën” dhe foli për rëndësinë e kulturave të ndryshme që çdo komb duhet të respektojë, të shohë dhe të mbështesë të drejtat e njeriut.
Analiza e Politico thekson se si pjesë e një hetimi më të gjerë, Alan Cairns e vizitoi Katarin dy herë në vitin 2022, duke bërë udhëtime me një vlerë totale prej 9,323 paund , përfshirë fluturimet, akomodimin dhe ushqimin.
Lisa Cameron, deputete e SNP-së skoceze dhe një nga nënkryetarët e komitetit “Qatar APPG”, tha se të kuptosh çeshtjet e shëndetit mendor, duke iu referuar homoseksualitetit që konsiderohet i paligjshëm në vendin pritës të Kupa e Botës, po përparon në të gjithë botën, përfshirë Katarin”.
Ajo vizitoi Katarin këtë vit dhe udhëtimi, i ofruar bujarisht nga qeveria e Dohas, kushtoi mbi 3,865 paund. Siç thekson, Politico, gjithsej 36 deputetë britanikë kanë pranuar mikpritjen e qeverisë së Katarit që nga tetori i kaluar, me tre që kanë marrë dhurata me vlerë më shumë se 13,000 paund secili.
Çdo udhëtim u kushtoi atyre afro gjashtë mijë paund. Nënkryetari i Parlamentit britanik, Nigel Evans, është paguar me shumën më të madhe, pavarësisht se nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë debat apo të bëjë pyetje.
Këta deputetë britanikë, rrallëherë kanë shprehur kritika ndaj politikës së Katarit nga foltorja e Dhomës së Komunave.
/abcnews.al