“Më vjen turp nga kjo kombëtare”, ish-tekniku i Ukrainës: Lojtarët tanë treguan se ishin ende “qumështorë”

schedule18:56 - 8 Shtator, 2024

schedule 18:56 - 8 Shtator, 2024

Mbrëmjen e së shtunës që sapo lamë pas, “Legjionarët” e Kombëtares sonë mposhtën për herë të parë në histori Ukrainën, me rezultatin 1-2, duke shënuar kështu edhe një nisje perfekte të edicionit të ri, të UEFA Nations League.

Mirëpo, nëse te ne fitorja është pritur “krahëhapur”, në radhët e ukrainasve ka ndodhur totalisht e kundërta, me ish-tekniku e Dynamo Kiev dhe kombëtares “Verdheblu”, Yozhef Sabo, i cili, tejet i revoltuar, ka komentuar disfatën e ish-përfaqësueses së tij.

Ish-tekniku tashmë 84-vjeçar thotë që i vjen turp nga ky ekip që Ukraina ka momentalisht, duke theksuar se mbrëmë nuk ka fjetur për shkak të tyre.

“Më vjen turp dhe me dhembi shumë humbja e Ukrainës! Nuk kam fjetur gjithë natën për shkak të tyre! Vija para dhe mbrapa gjysmën e natës, i shqetësuar. Këtë nuk e prisja. Do u bëj thirrje gazetarëve dhe eskpertëve tanë që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje.

Shaparenko nuk është te Real Madrid, Vanat nuk është te Barcelona. Ata janë ende duke pirë qumësht gjiri, ata nuk dinë të luajnë futboll. Dje Tsyigankov deshi të ndalte një top të lartë, por sfera i iku disa metra larg. Dhe ky është një lojtar i cili luan në La Liga, çfarë mund të themi për të tjerët?

Nuk e kuptoj çfarë lloj futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Çfarë do të ndodhë më pas? Pavarësisht sa e trishtë mund të duket, ky është niveli i lojtarëve tanë, Shqipëria dukej e shkëlqyer në krahasim me ne.

Unë nuk do të kritikoj Rebrov, pasi nuk e di se si është procesi stërvitor në ekipin kombëtar aktualisht. Por unë mund të them vetëm se lojtarët tanë e treguan se ishin ende “qumështorë”. Do të jetë e vështirë për ta që të transferohen në Evropë. Nuk pres asgjë të mirë as ndaj Çekisë, që ka një skuadër më të mirë se Shqipëria.

Nuk mund ta harroj ndeshjen me Shqipërinë, ndaj j nuk do ta shoh atë me Çekinë, jam i nervozuar mjaftueshëm. Mendoj se Rebrov do të ndryshojë gjysmën e ekipit”,- u shpreh ish-tekniku. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!