“Më vinte imazhi i tim biri në mendje…”, emocionet e Ardita Menit në operan “Rozafa”: Në fund kam qarë

schedule11:38 - 15 Prill, 2025

schedule 11:38 - 15 Prill, 2025

Ardita Meni është suprano dhe pedagoge e kantos në Universitetin e Arteve. Ajo është një këngëtare lirike, e cila ka interpretuar disa nga veprat më të mëdha në skenat kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare. Së fundmi i ka dhënë jetë nuses së vogël, tek opera “Rozafa” e David Tukiçit. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës ajo tregon vështirësitë e të qenit artiste dhe aq më tepër këngëtare klasike. Sipas saj duhet të sakrifikosh kohë nga koha me fëmijët dhe familjen për hir të profesionit.

“Të jesh artiste është shumë e vështirë, të jesh këngëtare dhe artiste po ashtu është shumë e vështirë. Por, të jesh këngëtare klasike është akoma më shumë e vështirë sepse përveç detyrimit që ke për të performuar dhe studimet që duhet të bësh herë pas here të duhet që të heqësh kohë, duke u marrë nga fëmija yt. Kur shkoj në shtëpi ai vjen dhe më përqafon dhe ai përqafimi më mbush me shumë dashuri dhe paqe në vetvete.”

Ardita Meni rrëfen emocionet e operas “Rozafa” të cilën e ka performuar së fundmi në skenë. Gjatë interpretimit ajo tregon se mendje i vinte imazhi i të birit, prandaj dhe në fund e kishte të pamundur që të mbante lotët.

“Kam pasur shumë emocione dhe sa herë Paridi më përqafonte dhe kur këndoja im bir po qan, shumë shpesh më vinte imazhi i tij në mendje. Prandaj më ndodhi që në akti e tretë, në fund kur mbyllet opera unë kam qarë në skenë. Ka qenë emocion e jetuar realisht. Në mënyrë natyrale dhe organike i gjithi si emocion.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!