Me urdhër të SPAK/ Aksion në Entin Kombëtar të Banesave. 5 masa “arrest në burg”, 3 “detyrim paraqitje” (EMRAT)

schedule11:21 - 19 Nëntor, 2024

schedule 11:21 - 19 Nëntor, 2024

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), është ndërmarrë një aksion për ekzekutim të masave të sigurisë, në Entin Kombëtar të Banesave.

ABC News mëson se janë ekzekutuar 5 masa sigurie “arrest me burg”, për shtetasit Gëzim Sylaj,Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj.

Për Viola Memajn, ende nuk është kryer ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

Ndërkaq, tre persona të tjerë janë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për shtetasit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj.

“Operacion i SPAK pranë Entit Kombëtar të Banesave. Me kërkesë të SPAK janë lësuar 8 masa sigurie, për persona që ushtrojnë aktivitetin pranë këtij institucioni. Ka të bëjë me korrupsionin, por nuk kemi detaje për këtë operacion. Këta zyrtarë, dyshohet se kanë pasur ndikim te persona të tjerë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!