E paralajmëruar! Me urdhër mbrojtje, por jetonin në një shtëpi, burri i dehur tentoi të vrasë gruan

schedule13:01 - 19 Nëntor, 2020

schedule 13:01 - 19 Nëntor, 2020

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Policia njoftoi sot se pasditen e djeshme parandaloi një krim në familje në Yrshek.

Një burrë u kap në flagrancë duke dhunuar gruan, ndërsa mbante edhe një thikë në dorë më të cilën e kërcënonte se do ta vriste. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit.

Përpos dhunës, ngjarja mbart brenda saj edhe disa absurditete të tjera, që fajtorin e gjen të institucionet shtetërore. 41-vjeçari i arrestuar me inicialet Ç. M. ishte dënuar më parë për dhunë në familje. Por nuk kishte zënë mend dhe e kishte dhunuar sërish gruan.

Këtë herë, gjykata kishte vendosur urdhër mbrojtje për gruan, por e dhunuara vijonte që të jetonte me dhunuesin brenda 4 mureve, në një shtëpi.

Ditën e djeshme, 41-vjeçari në gjendje të dehur filloi sërish që të ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike kundër gruas, ndërkohë që e kërcënoi me thikë për ta vrarë.

Pas infromacionit që mori, policia thotë se u nis dhe e kapi në flagrancë autorin, por e ndërsa këtë herë shmangu krimin në familje, plaga mbetet e hapur nëse kur të lirohet nga qelia, e dhunuara do të jetojë sërish me dhunuesin në një shtëpi./ db/Abcnews.al