Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Me trashëgime çiftit”, vëllezërit që vranë taksistin zbukuruan makinën me dekore dasme

schedule13:33 - 7 Gusht, 2020

schedule 13:33 - 7 Gusht, 2020

Nga Xhensila Kodra

Vrasjen e  Abdulla Budllës, dy vëllezërit nga Rinasi duket se e kishin planifikuar deri në detaj. Automjetin me të cilin kryen ekzekutimin ata e kishin zbukuruar me dekore dasme.

Sipas hetuesve, kjo formë është përdorur prej tyre për të humbur gjurmët e për të mos u zbuluar nga policia.



Por një kamerë sigurie ka fiksuar lëvizjet e dyshimta të mjetit, si dhe momentet kur makinës i janë hequr dekoret me mbishkrimin në targë “Me trashëgime çiftit”.

Hetimi dhe gjurmimi i policisë zbuloi se makina ishte marrë me qira në biznesin e 29 vjeçarit Gresian Çela, në Fushë-Krujë. Mjeti u gjet dhe u sekuestrua në biznesin e tij, ndërsa Çela u arrestuar për dy vepra penale, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në biznesin e tij u sekuestrua një pistoletë, një “Shotgun”, 60 gramë kokainë si dhe një sasi parash në valutë të ndryshme. Zyrtarisht policia deklaroi se Çela nuk ka lidhje me vrasjen e Abdulla Budllës, por vetëm me sendet e jashtëligjshme që iu gjetën në biznes.

Gjatë marrjes në pyetje ai i tha policisë se dy vëllezërit ia kishin marrë makinën me qira mëngjesin e së dielës, me argumentin se u duhej për dasmë.

71 vjeçari Budlla u qëllua me 7 plumba kallashnikovipasditen e 3 Gushtit teksa kishte parkuar mjetin në anë të rrugës në Fushë-Prezë, pranë kryqëzimit të Rinasit.

Prej vitesh ai punonte në të zezë si taksist. Për vrasjen e tij, dy vëllezërit Shera deklaruan para hetuesve se krimin e kryen për nderin e familjes, pasi i moshuari u kishte ngacmuar nënën dhe motrën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!