“Më thuaj si sillesh me kafshët të them dinjitetin që ke si komb”, Sazan Guri revoltohet me pamjet e rënda

schedule09:13 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:13 - 16 Shtator, 2020

Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e djeshmë nga policia pasi ka tërhequr zvarrë një qen. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë opinionin publikë, duke u revoltuar tej mase.

LEXO EDHE: Tërhoqi zvarrë qenin, reagon policia! Sa muaj burg rrezikon autori

Një ndër ta ka qenë edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili i ftuar në ABC e Mëngjesit është shprehur se sjellja e njerëzve ndaj kafshëve tregon se sa dinjitet kemi ne si komb.

“Unë kam mbledhur fakte. Nuk ndodh që qeni të sulmojë, po njeriu ka krijuar një lloj adrenaline që bën sikur mbrohet.

Nuk është qeni që është bërë ashtu, po ashtu e kanë mësuat. Si në një fshat në Kurvelesh që e futi në gropë dhe e ushqente nga lart dhe kur e nxori, i hëngri. Më thuaj ca qeni ke të të them cili je, më thuaj si sillesh me kafshët të them se ca dinjiteti ke si komb”, tha Sazan.

Nga ana tjetër, në një lidhje për direkte me Skype, trajnerja e fitnesit Dorina Mema u shpreh shumë e pikëlluar se personi që e trajtoj qenin në atë mënyrë duhet dënuar jo vetëm me burg.

“Qeni tani është në gjumë se kur unë jam në mgjes në shtëpi fle, kur dal unë vjen te dera. Ky qen ka ardhur si padashje në jetën time, e  gjeta në një dyqan dhe ishte i pangrënë, mu ngjit te bluzja dhe e mora që mos të ngrdhte.

Unë me organizatën e kafshëve kam një lidhje shumë të ngushtë dhe e ndihmoj shumë. Nuk kam asnjëfjalë për ngjarjen në fjalë. Arrestimi i zotërisë është shumë pak se ai është i ulur aty dhe po ha. Nëse qeni paska bërë x gabim pse duhet tërhqeur zvarrë, foli dënoje po jo ashtu. Kafsha do vetmë bukë dhe ujë, nuk e kuptoj ku arrin ligësia e njeriut. l.k/abcnews.al