Më thuaj shenjën e Horoskopit, të të them si sillesh në supermarket

schedule17:43 - 18 Janar, 2022

schedule 17:43 - 18 Janar, 2022

Çdo person ka një sjellje të ndryshme kur viziton supermarketin, për blerjet e tij, një aktivitet i nevojshëm për të gjithë. Disa janë më të qetë, disa janë më nervozë, disa flirtojnë, ndërsa të tjerë duan të blejnë gjithçka. Yjet zbulojnë se si sillen 12 shenjat e Horoskopit në supermarket.

Dashi

Ai është klienti i bezdisshëm që shtynkarrocën e tij me rrota, sepse nxiton të bëjë pazarin shpejt dhe të shkojë te arka për të paguar”.

Demi

Do ta kuptoni nga orët e pafundme që shpenzon në frigorifer, me mish e salçiçe… Karroca e tij është e ngarkuar si mal dhe lëvizjet e tij të ngadalta, pasi duket se i shijon marrëzitë në korridoret e supermarketit. Mund ta takoni lehtësisht duke hapur një qese me patate të skuqura dhe duke e shijuar atë, ndërsa ai është duke bërë pazarin e tij!

Binjakët

Ai është djali që ka ardhur në supermarket për hallet e tij… Flet pa ndërprerje në telefon dhe hap muhabete me njerëz apo edhe shitësit. Në fund nuk e mban mend pse shkoi ne supermarket apo cfare duhet te blejë!

Gaforrja

Gaforren do ta kuptoni në supermarket, pasi është e sigurt që do të shoqërohet nga pjesëtarë të familjes së tij! Me mamin, gruan apo fëmijët, shumicën e kohës ai endet korridoreve të supermarketit.

Luani

Ajo është diva e supermarketit, do ta dalloni nga veshjet e stilizuara apo grimi intensiv nëse është femër. Do ta shihni në korridor ndërsa për përshtypjet mund ta dëgjoni të thotë: “Salmon i tymosur dhe havjar që mund t’i gjej ju lutem”:

Virgjëresha

Virgjëreshën e njeh nga metra larg, edhe nëse është në supermarket… Ai është djali që ka ngarkuar karrocën e tij me të gjitha detergjentet, dezinfektuesit, letrat higjienike, pecetat higjienike… Ejani që të mos na keqkuptojë, ai ka qumësht dhe kos proteinik për dietën e tij! Përgjithmonë me pluhurin në dorë, për të ditur saktësisht se çfarë të blini…

Peshorja

Ai është klienti i heshtur i supermarketit, ai i sjellshëm, që do të japë radhën, do të buzëqeshë, do të zërë muhabetin dhe do të jetë i pavendosur përgjithmonë se çfarë do të marrë….Do ta shihni lehtësisht duke i hedhur një sy shitëses/ shitës apo edhe flirtim me një të njohur që ka bërë ….

Akrepi

Ai është klienti i zymtë i supermarketit që nuk i duron dot turmat.. Ai ecën nëpër korridore me fytyrën deri në dysheme dhe nëse i hedh një vështrim pa dallim karrocës, ai mund të kthehet dhe të thotë: “Çfarë po kërkoni? Nuk po bëni pazarin tuaj? Të intereson çfarë bleva? Por nëse është e mundur, më spiunojnë edhe në supermarket ??? Po, ky është pikërisht akrepi misterioz.

Shigjetari

Do ta kuptoni nga ecja e tij e sikletshme, ku do të bjerë mbi ju dhe as nuk do të kërkojë falje, sepse për një Shigjetar është normale të shtyjë dhe të pengohet por edhe të bëjë bujë! Megjithatë, atij nuk i mungon humori dhe spontaniteti por edhe ngacmimi, i aftë për të thyer akullin me njerëzit që enden përreth.

Bricjapi

Sulmi i një Bricjapi është shumë i dukshëm. Ai dëshiron që gjithçka në supermarket të jetë në rregull, organizimi, orari… Karroca e tij është përgjithmonë gjysmë bosh sepse ai është i vetmi klient që nuk kapet nga mania e tij konsumatore, por numëron edhe qindarkat.

Ujori

Do ta shihni në ushqimin e maceve dhe të qenve, pasi siç dihet ai ka marrë përsipër të ushqejë të gjithë endacakët e lagjes së tij! Ai vazhdimisht komenton situatën politike në vend, ndan ideologjinë e tij dhe beson se nëse do të ishte kryeministër i vendit gjithçka mund të ishte shumë më mirë, shumë ndryshe, veçanërisht për grupet e cenueshme sociale.

Peshqit

Do ta dallosh nga pamja e humbur qe ka harruar se ku eshte apo cfare do… Ecën ngadale dhe harron se çfare donte te blinte. Sidoqoftë, do ta shihni duke blerë gjithçka, madje edhe gjëra që nuk i duhen vërtet. Shumicën e kohës do ta shihni duke qëndruar në korridor me pije … aty karroca do të ngarkohet!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!