Mikel Arteta ka rrëfyer në dokumentarin e ri për Arsenalin, se kur ishte i vogël kishte një problem në zemër, por gjithsesi ai ia doli të bëhet futbollist profesionist.
“Kam lindur me një problem të madh në zemër që doktorët nuk nuk mund ta zgjidhnin pa u bërë dy vjeç, sepse isha shumë i vogël. Duhej të ma hapnin zemrën.
Ishte një nga operacionet e para që u bë në atë mënyrë në Spanjë, kështu që nuk e dinim se si do të përfundonte.
Isha një fëmijë me të vërtetë i gjallë, energjik, por doktori u tha prindërve të mi se nuk do të mund të bëja shumë ushtrime fizike me atë problem.
Arrita të përmbush ëndrrën time për të qenë një futbollist profesionist. Kur isha më i ri, më thanë se nuk mund ta bësh këtë”, ka rrëfyer Arteta para lojtarëve. / abcnews.al