Presidenti amerikan Joe Biden ka treguar se për çfarë bisedoi me Papa Françeskun në takimi e sotëm në Vatikan. Sipas Biden, Ati i Shenjtë i tha se ai është një “katolik i mirë” ndërsa shtoi se për çështjen e abortimit nuk diskutuan gjatë 75 minutave që biseduan me dyer të mbyllura.
Ai tha gjithashtu se Papa i tha që të vazhdonte të merrte kungimin.
“Ne folëm për faktin se ai ishte i lumtur që unë isha një katolik i mirë dhe duhet të vazhdoj të marr kungimin”, tha Biden pas takimit.
Biden, presidenti i dytë katolik i vendit, u takua me Papën mes presionit nga katolikët konservatorë në Shtetet e Bashkuara për qëndrimin e tij ndaj abortit.
Konferenca e Peshkopëve të SHBA-së po peshon nëse duhet të këshillojë politikanët katolikë si Biden dhe kryetaren Nancy Pelosi, të cilët mbështesin të drejtën e një gruaje për një abort, të cilin katolikët e konsiderojnë si mëkat, por edhe të marrin Kungimin e Shenjtë në meshë.
Biden tha se ai nuk mori kungimin të premten. I pyetur nëse ai dhe Papa Françesku diskutuan Konferencën e Ipeshkvijve të SHBA-së, presidenti u përgjigj se ishte një ‘bisedë private’.
Ai tha gjithashtu se ai dhe Papa shkëmbyen lutje për njëri-tjetrin. Presidenti tha se ai lutej për “paqe”. /abcnews.al/