Një nga më të vjetrit në botë, qyteti antik që daton që para krijimit të piramidave

schedule11:37 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:37 - 7 Qershor, 2020

Mijëra vjet para se të konceptohej piramida e parë e Egjiptit, një qytet i lashtë u ndërtua në Sirinë e sotme. Qyteti antik i Alepos konsiderohet si një nga qytetet më të vjetra në planet, pasi gjurmët e banimit përkojnë që në epokën e fundit të Akullit.

Gërmimet arkeologjike në një vend rreth 15 milje larg qendrës së qytetit antik, kanë dhënë prova arkeologjike, të cilat tregojnë se qyteti, si dhe rajoni përreth tij, ishte i banuar për të paktën 13.000 vite më parë, sipas “Curiosmos”. Të lashta deri në qytetërimet antike, vendbanimet që do të lindnin në Alepo, i paraprijnë madje edhe piramidat egjiptiane. Emri i tij origjinal, si emri i shumë qyteteve të tjera të lashta, mbetet një enigmë.

Qyteti u përmend për herë të parë në pllaka kuniforme argjile që ishin punuar rreth 5000 vjet më parë, të cilat tashmë e përmendin qytetin si një fuqi tregtare dhe ushtarake. Kjo do të thotë që qyteti ishte tashmë një qendër e rëndësishme në rajon, më shumë se 5 mijë vjet më parë, duke e lidhur gjithashtu dhe me vendodhjen gjeografike të tij, mes Detit Mesdhe dhe Mesopotamisë.

Gërmimet në Tell as-Sawda dhe Tell al-Ansari, vetëm në jug të qytetit të vjetër të Alepos, tregojnë se zona ishte e banuar nga Amoritë që nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para Krishtit.  Ekspertët vlerësojnë se qyteti antik i Alepos përfshinte një sipërfaqe të përafërt prej rreth 160 hektarësh. Të dhënat historike tregojnë se qyteti antik ishte rrethuar brenda një muri historik prej 5 km, që u rindërtua për herë të fundit nga Mamlukes. /abcnews.al