12 javë janë luajtur deri në këtë fazë të sezonit në Serie A. Juventusi dhe Interi pritet të garojnë për titullin kampion dhe bardhezinjtë kryesojnë me vetëm një pikë më shumë. Cagliari dhe Verona janë surprizat e këndshme, teksa Napoli dhe, sidomos, Milani kanë zhgënjyer pa masë.
OptaPaolo ka zgjedhur formacionin më të mirë të 12-të javëve të para. Inter dhe Lazio dominojnë me nga 3 futbollistë. Juventus ndjek me portierin Szczensny dhe Pjanic, teksa Theo Hernandez është milanisti i vetëm.
Gomez i Atalantës dhe Nainngolan i Cagliarit plotësojnë formacionin ideal të momentit. Kampionati rikthehet në fund të javës së ardhshme dhe gara pritet të vështirësohet edhe më shumë. /abcnews.al
11 – Here the Italian Serie A best XI after the first 12 League MDs (based on Opta data and @SkySport evaluation). Synergy. #SkyOptaTop11 pic.twitter.com/34A7DSVVIC
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 15, 2019