“Më të fuqishmit në botë”, misteri i tankeve ruse që nuk janë parë kurrë në frontin e Ukrainës

schedule14:02 - 9 Maj, 2022

schedule 14:02 - 9 Maj, 2022

Një vit më parë në paradën e krenarisë në Rusi shfaqej një forcë ushtarake e cila ndihej e pathyeshme në Sheshin e Kuq.

Ushtarët rusë parakaluan sot para Vladimir Putin dhe një pyetje e madhe u ngrit: A është e mundur që ushtria ruse të ketë dalë një “tigër letre?”

Shumë nga automjetet që ishin në paradë nuk janë parë kurrë në frontin e Ukrainës. Ato janë ai armatura luksoze që fisnikët e shekullit të 16-të mbanin në procesionet mbretërore; të frikshme në pamje, por të padobishme në fushën e betejës.

Tanket Armata T 14

Tanket Armata T 14 të paraqitur në vitin 2015 si ‘më të fuqishmit në botë.” Pamja e tyre tronditi vëzhguesit perëndimorë: një top 125 mm i aftë të gjuante 10 fishekë në minutë; automatizimi për të reduktuar ekuipazhin në tre persona; një radar për të menaxhuar kundërmasat kundër raketave.

Në 7 vjet, megjithatë, Moska nuk ka arritur të fillojë prodhimin: ato nuk funksionojnë.

T 15 

E njëjta gjë për derivatin e tij T 15, një mjet I blinduar me forma futuriste për të sjellë në luftim një ekip prej 8 këmbësorësh.

Sistemi i mbrojtjes dhe blindimi me material special e bën që mos ketë frikë nga raketat Javelin.

Ajo që do tu duhej rusëve në Donbas, shërben vetëm për paradën.

Arma 2S35 Koalitsiya-SV

Po ashtu edhe arma vetëlëvizëse 2S35 Koalitsiya-SV ka mbetur jashtë funksionit, shkruan La Reppublica.

Asaj i është dhënë një rreze veprimi prej 80 km, për të asgjësuar obuset e furnizuara nga Perëndimi për ukrainasit. Por hyrja në shërbim shtyhet nga viti në vit./abcnews.al/

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!