Manchester United është me fat që ka në përbërje një futbollist si Bruno Fernandes. Fantazisti portugez është rritur e përmirësuar shumë në vitet e fundit, ndërsa sot është një nga yjet e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.
Ai është shpallur lojtari që ka krijuar më shumë raste për gol në pesë kampionatet kryesore të Evropës. Plot 133 raste për gol ka krijuar 26-vjeçari në sezonin e fundit në Premier, gjatë së cilit shënoi 18 gola dhe dhuroi 11 asiste.
Në vend të dytë një milanist. Hakan Calhanoglu ka krijuar 112 raste për gol, ndërsa podi kompletohet nga Thomas Muller i Bayern Munchen (107). Vetëm vendi i katërt për Leo Messin (100), ndërsa më pas renditet Mason Mount i Chelsea.
Në dhjetë lojtarët më të rrezikshëm të sezonit që lamë pas ndodhen edhe emra si Kevin De Bruyne (Manchester City), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Mephis Depay (Lyon), Toni Kroos (Real Madrid) dhe Luis Alberto (Lazio). /abcnews.al