Me të bijën vëzhgoi lëvizjet e dhëndrit për 30 minuta para vrasjes, Picari: Më shau, armën e kisha pa karikator

schedule11:16 - 6 Qershor, 2021

schedule 11:16 - 6 Qershor, 2021

Mësohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur dy ditë më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku.

Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë.

Lexo edhe:  “O Deti, o Deti..”, momenti tragjik pasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin: Kudret Saliaj nuk pati asnjë shans para 5 plumbave

Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, “kam nxjerr armën, të cilën e kisha pa karikator.”

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit.”

Lexo edhe: “Doja të takoja djalin, aty ndodhi gjithçka”, Dhurata Saliaj: Kudreti na donte të vdekur, i thashë që nuk ia lë fëmijët

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh.

Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkoj për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!