“Me sytë e kllounit mitik ”, Met Selimi: Edhe pse të censuruar, aso kohe në cirk kemi qenë 115 vetë

schedule11:15 - 7 Shkurt, 2025

schedule 11:15 - 7 Shkurt, 2025

Në një rrëfim në Pas Mesnatë, Met Selimi, artist i merituar thotë se talentin për të qenë klloun i cirkut e kanë zbuluar në mënyrë ‘aksidentale’.

“Ishte një moment që cirku mbeti pa klloun dhe një ndër prefesorët që ishte në fushën e ekuilibrit Bajram Kurti. Kur kam ikur nga cirku Italian e mësova unë se c’është korrektesa në punë. U trashëguam nga një brez i mrekullueshëm artistësh. Në ato vite me djalin e Telat Agollit, bëmë një pantomimë akrobatike që quhej pantomima e karriges këtë e bënin dy akrobatë të mrekullueshëm kinezë, dhe e bëmë edhe ne. dolëm me një sukses të jashtëzakonshëm. Aty dhamë shenjat e para që mund të ishim për këtë punë.

Në cirkt thotë se ka bërë role të ndryshme, por më i dashuri për të ka qenë kllouni.

Në 1974 na vjen cirku kinez, që në të gjithë botën është absolut. Kur erdhën për të parë shfaqjen tonë, që ne ekzekutonim me mjeshtrin Fatos Roshi, idh udhëheqës artistik i cirkut, ishte e mrekullueshme. Cohet një nga pedagogët kinezë dhe thotë ‘bravo, bravo, bravo, për këtë numër dhe këtë nivel’. Kur ta thotë kinezë atë mendoje cfarë niveli ka patur cirku jonë, që kemi patur trapeza fluturues, me një supermjeshtër Ndricim Kazazi, kemi pas vertikale në tavolinë nga Fatos Alla, mjeshtra të brezit tim. Kemi qenë një trupë me 115 vetë në atë kohë. Edhe cirku lëvizte në cdo qytet.” thotë ai edhe pse thekson se cdo gjë ishte e censuruar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!