Me siguri e keni aplikuar gabim antidjersën gjatë kësaj kohe dhe në kohën e gabuar

schedule22:16 - 21 Tetor, 2021

schedule 22:16 - 21 Tetor, 2021

Nëse keni menduar ndonjëherë se nuk ka një mënyrë të gabuar për të aplikuar antidjersën, atëherë duhet të ndryshoni mendim. Rezulton se veprimi që bëjmë për të mbajtur larg djersën nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe ndoshta e aplikoni në kohën e gabuar.

Dr Dawn Harper ka zbuluar të gjitha gabimet që njerëzit bëjnë rregullisht kur bëhet fjalë për antidjersën e tyre. Në fakt, ka katër gabime të zakonshme që duhen shmangur, sipas Cosmopolitan.

Aplikimi në mëngjes

Të gjithë do t’ju thonë se gjithmonë e aplikojnë antidjersën në mëngjes. Por, në fakt është më mirë ta aplikoni në darkë para se të shkoni në shtrat. Kjo bën që lëkura ta përthithë produktin plotësisht dhe çdo mbetje mund të lahet në mëngjes.

Aplikimi i antidjersës menjëherë pas dushit

Ndoshta e keni bërë deri tani, por nuk konsiderohet si koha më e mirë për ta përdorur atë. Nëse lëkura është ende e lagur, atëherë deodoranti nuk përthithet mirë. Për rezultate më të mira, prisni që lëkura të thahet plotësisht përpara se të aplikoni.

Nuk e lini të thahet plotësisht produkti

Duhet të lejoni që produkti të thahet plotësisht. Dr Dawn rekomandon përdorimin e tharëses së flokëve nga ajri i ftohtë për të shpejtuar procesin nëse është e nevojshme.

Aplikimi i shpeshtë

Aplikoni anti djersë çdo ditë? Epo, nuk duhet. Dr Dawn zbulon se teknika e përsosur është aplikimi i dy rrotullimeve lart dhe dy poshtë çdo sqetulle. “Ju duhet ta bëni këtë vetëm një ose dy herë në javë”, thotë Dr Dawn. /abcnews.al