Pas shumë se një viti pandemi, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut nga 1 375 teste është konfirmuar vetëm një rast dhe kanë humbur jetën 3 persona.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 204 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.418, numri i pacientëve të shëruar është 149.496, numri i vdekjeve është 5.458, ndërsa numri i rasteve aktive është 464./abcnews.al