Kryeministri rumun Marcel Ciolacu tha të premten se ai shpresonte se 60 për qind e eksporteve të grurit ukrainas do të kalojnë tranzit përmes Rumanisë.
Megjithatë, ai theksoi se ky ishte një objektiv ambicioz, shkruan Al Jazeera.
Porti rumun i Detit të Zi i Konstancës është theksuar si një pikë e mundshme tranziti për grurin ukrainas pasi Rusia u tërhoq nga korridori i kalimit të sigurt të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia./abcnews.al