Më shumë se dy vjet pa marrë pagat, punonjësit kërcënojnë të lenë gjithë Mallakastrën pa ujë

schedule10:51 - 10 Shkurt, 2020

schedule 10:51 - 10 Shkurt, 2020

Ata kanë 27 muaj pa u paguar. Askush nuk u jep përgjigje se çfarë do të bëhet me ta. Protestat kanë qenë të vazhdueshme, por pa zgjidhje. Edhe këtë të hënë ata u mbodhën para stacionit të pompimit për të kërkuar përgjigje për problemin e tyre.

18 punonjës të stacionit të pompimit që furnizon uzinën e Ballshit me ujë e energji elektrike paralajmëruan se nuk do të kryejnë asnjë shërbim nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje.

“Le të na fusin tek e fundin, ne do të rrijmë tek dera dhe po erdhi njeri të na thotë se kjo është prona ime do i themi na kthe lekët ose na plotëso se ka vajtur 26-27 muaj pa paguar”, tha një nga punonjësit.

Një tjetër banor punonjës shprehet se “ne kërkojmë rrogat e prapambetura dhe sdimë ku të drejtohemi”.

“A e di ai që ne jemi shqiptare, nëse nuk na njeh, të na thotë e të ikim në Serbi të na mbajë Vuçiçi”, ka thënë një tjetër punonjës që është në pritej të rrogës.

Në datën 30 janar punonjësit i kanë dërguar edhe një letër kryeministrit Edi rama  këkrojnë zgjidhje për problemin e tyre. Në letrën e tyre punonjësit kishin paralajmëruar se do të hynin në grevë urinë, në rast se problemi i tyre nuk merr zgjiidhje. Stacioni i pompimit në pocem furnizon me enrgji elektrike dhe ujë 3 mijë banorë në Ballsh./abcnews.al