Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit, ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.
150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se “numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim”.
Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Mjekësor Ndërkombëtar të premten.
Ndryshimi i klimës ka përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë daljen e lumenjve nga shtrati. Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive , siç janë sistemet më të mira të alarmit dhe infrastruktura.


