Më shumë se 91 vrasje në ditë gjatë 2021 në Meksikë

schedule15:49 - 21 Janar, 2022

schedule 15:49 - 21 Janar, 2022

Meksika ka regjistruar 33.308 vrasje në 2021-shin, me një mesatare prej 91 vrasjesh në ditë. Një shifër shokuese por që tregon një rënie me 3.6% në krahasim me dy vite më parë. 50% e vrasjeve kanë ndodhur në 6 shtete nga 32, por autoritetet meksikane këmbëngulin se është një tendencë në rënie, shkruan France24

Në vitin 2019 u regjistrua shifra rekord prej 34.690 vrasjesh, ndërsa në 2020-ën pavarësisht aktiviteteve të reduktuara sociale si pasojë e pandemisë së Covid u regjistruan 34.554 vrasje. Rreth 340 mijë persona janë vrarë në vend që nga 2006, kur ish presidenti Felipe Kalderon shpalli luftë totale ndaj trafikut drogës.

Meksika numëron më shumë se 95 mijë persona të zhdukur, sipas të dhënave zyrtare nga komisioni kombëtar i kërkimit. Zhdukjet nisën me luftën e autoriteteve kundër lëvizjeve revolucionare të së majtës në vitet ’60 – ’80, raporton abcnews.al

Pavarësisht kësaj, vendi me 128 milion banorë është në vend të shtatë mes vendeve më turistike në botë. Në vitin 2019 45 milion turistë kanë vizituar vendin sipas Organizatës botërore të turizmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!