Më shumë se 700,000 nënshkrime u mblodhën për emërimin e Lukashenkos në zgjedhje

schedule16:11 - 14 Nëntor, 2024

schedule 16:11 - 14 Nëntor, 2024

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se ka mbledhur më shumë se 700 mijë nënshkrime për emërimin e tij në zgjedhjet presidenciale.

Sipas ligjit zgjedhor të Bjellorusisë, për t’u regjistruar si kandidat, duhet të mblidhen të paktën 100,000 nënshkrime mbështetjeje.

Grupet mbështetëse për kandidatët presidencialë do të kenë kohë deri më 6 dhjetor për të mbledhur nënshkrime, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Përveç presidentit aktual, në zgjedhjet presidenciale marrin pjesë edhe katër kandidatë të tjerë: liderët e tri partive politike, Oleg Gajdukevich nga Partia Liberal Demokratike, Sergej Sirankov nga Partia Komuniste, Aleksandar Khiznjak nga Partia Republikane e Punës dhe Drejtësisë, si dhe ish-kandidatja presidenciale nga zgjedhjet e vitit 2020, Anna Kanopatskaya.

Disa ditë pas fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve, Olga Chemodanova, e cila ishte kandidate nga Unioni i Grave Bjelloruse, si dhe Sergej Bobrikov, presidenti i Unionit të Oficerëve Bjellorusi, u tërhoqën nga gara presidenciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!