Më shumë se 50 njerëz vdiqën brenda një dite nga sulmet e Izraelit në Gaza

schedule14:28 - 19 Tetor, 2024

schedule 14:28 - 19 Tetor, 2024

Më shumë se 50 persona janë vrarë në disa sulme izraelite në Rripin e Gazës në më pak se 24 orë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një spital indonezian në Beit Lahia u godit dhe se ushtria qëlloi mbi ndërtesën e spitalit dhe oborrin e tij, duke shkaktuar panik tek pacientët dhe stafi.

Në qendër të Gazës, të paktën 10 njerëz u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, kur një shtëpi në qytetin e Zawayda u godit.

Në një sulm tjetër, 11 persona nga e njëjta familje u vranë në kampin e refugjatëve Magazi.

Gjatë natës nga e premtja në të shtunën, të paktën tre shtëpi u goditën në veri të Gazës, duke vrarë 30 njerëz, më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë.

Shtëpitë u goditën gjithashtu në Jabalia dhe të paktën 80 njerëz u plagosën.

Sulmet izraelite kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke zhvendosur rreth 90 për qind të 2.3 milionë banorëve të saj, shumica pa ushqim, ujë, ilaçe apo karburant.

Një dron i nisur mëngjesin e kësaj të shtune nga Libani goditi rezidencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas ushtrisë izraelite, 55 raketa janë lëshuar nga Libani  në dy sulme në veri të Izraelit. Disa u kapën, tha ushtria, dhe nuk kishte raportime për viktima.

Ushtria izraelite njoftoi se në qytetin e Bint Jail në Liban, vrau edhe zëvendëskomandantin e Hezbollahut që mbikëqyrte sulmet ndaj Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se dy persona u vranë kur Izraeli qëlloi nga ajri drejt një makine. Nuk dihet ende se kush ishte në të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!