Një në çdo orë. Emra, portrete që duket se nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Denoncimi vjen nga zyra për mbrojtjen e popullit në Lima. Në një raport që i përket 11 muajve të parë të vitit, sipas mediave në vend, prgaizmi që merret me të drejtat e qytetarëve theksoi se në bazë të të dhënave të policisë, bëhet fjalë për mbi 5 mijë gra për të cilat nuk dihet asgjë.
Nga këto 1500 janë gra dhe 3500 janë adoleshente ose fëmijë. Identitete që përfundojnë si një numër i ftohtë në një listë gjithnjë e më të gjatë. Zhdukjet lidhen me dhunën ndaj femrës, ekzistuese në Peru, me trafikun e qenieve njerëzore, drama familjare por dhe me mungesën e një sistemi të vetëm numrash që lejon që këto gra të zhdukura të gjenden brenda një kohe të shkurtër. Vetë zyra për mbrojtjen e popullit pranon se ka një lidhje shumë të fortë mes zhdukjes së grave dhe vrasjes së tyre.
Raporti i fundit në fakt vërteton se më shumë se 25 për qind e vrasjeve të grave në Peru ka të bëjë me gra të zhdukura. Dhunë që është shumëfishuar gjatë mbylljes së vendit si pasojë e pandemisë së Covid. Gra, fëmijë e kanë gjetur veten të mbyllur në shtëpi në kushte ekonomike, sociale dhe fizike të vështira. Gjatë mbylljes së vendit organizata e të drejtave të njeriut në Peru sinjalizoi zhdukjen sidomos të adoleshentëve që i largoheshin dhunës në shtëpi, që ishin rrëmbyer apo kishin përfunduar në objektivin e trafikantëve të qenieve njerëzore./abcnews.al