Më shumë se 4000 njerëz u larguan nga Mexico City për shkak të bandave të drogës

schedule21:46 - 10 Qershor, 2024

schedule 21:46 - 10 Qershor, 2024

Më shumë se 4000 persona janë larguar nga qyteti i Tila në Chiapas, në jug të Meksikës, për shkak të dhunës së bandave të drogës, njoftuan këtë të hënë zyrtarët shtetërorë.

Presidenti meksikan në largim Andres Manuel Lopez Obrador pranoi se autoritetet duhej të ngrinin kampe për personat e zhvendosur pasi rreth 4200 banorë u larguan nga qyteti i Til.

Ata u larguan gjatë fundjavës pasi bandat e armatosura hapën zjarr në qytet javën e kaluar dhe dogjën një numër shtëpish, thanë prokurorët e shtetit.

Qendra Digna Ochoa për të Drejtat e Njeriut njoftoi se pas dhunës qëndron një grup që e quan veten “Autonomos” (Autonomë) dhe se ata janë të angazhuar në trafikun e drogës. Të paktën dy persona u konfirmuan të vdekur dhe të paktën 17 ndërtesa u dogjën javën e kaluar.

Bandat janë fajësuar gjithashtu për zhvatjen e pagesave për mbrojtjen e supozuar, si dhe vendosjen e postblloqeve.

Obrador tha se ushqimi u dërgua në kampe. Ai pretendon se “gjërat janë qetësuar” dhe shton se qeveria tani dëshiron të nisë negociatat me grupet “për të arritur një marrëveshje në mënyrë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Përleshjet mes karteleve rivale të drogës kanë goditur disa qytete në Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën, pasi zona është një rrugë kryesore për kontrabandën e drogës dhe emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!