Të paktën 35,456 palestinezë janë vrarë dhe 79,476 të tjerë janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e Shëndetësisë e Hamasit, grupi islamik palestinez që sundon Gazën.
Sipas të njëjtit burim, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 70 vdekje të tjera.
Izraeli mbrojti këtë të diel ofensivën e tij në Rafah para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke thënë se po vepronte në vetëmbrojtje kundër luftëtarëve të Hamasit dhe kërkoi nga gjyqtarët që të refuzojnë kërkesën e Afrikës së Jugut për të urdhëruar tërheqjen e saj nga Rripi i Gazës./abcnews.al