Më shumë se 30 milion banorë të izoluar, ndikimet e rikthimit të Covid19 në Kinë

schedule15:04 - 16 Mars, 2022

schedule 15:04 - 16 Mars, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Kur qeveria e Kinës tha më 5 mars se do të synonte të rriste ekonominë me 5.5% këtë vit, objektivi dukej interesant. Më 14 mars Kina regjistroi 5,370 raste të reja me Covid-19. Ky do të ishte një numër i papërfillshëm në shumë vende. Por në Kinë, ku nivelet e vaksinimit mes të moshuarve janë të ulëta, është një kërcënim i patolerueshëm për politikën e saj zero-covid.

Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistuar në provincën veri-lindore të Jilin, e cila ka hyrë në një bllokim të plotë. Por bllokime të njejta  janë vendosur gjithashtu në Shangai dhe Shenzhen, dy qytete që përbëjnë më shumë se 16% të eksporteve të Kinës.

Në Shangai, kushdo që dëshiron të largohet nga qyteti duhet të tregojë një test negativ të bërë në 48 orët e mëparshme. Parqet, vendet argëtuese dhe shkollat ​​janë mbyllur. Shumë fluturime dhe autobusë brenda dhe jashtë qytetit janë anuluar, raporton abcnews.al

Kufizimet në Shenzhen, një qytet jugor me mbi 17 milionë banorë, janë më të ashpra. Shërbimet e metrosë dhe autobusëve janë pezulluar deri më 20 mars. Të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia dhe të dalin vetëm në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Bllokimet paraqesin një kërcënim të dukshëm për zinxhirët e furnizimit në botë. Shenzhen përbën pothuajse 16% të eksporteve të teknologjisë. Foxconn, e cila prodhon iPhone, ka pezulluar operacionet për të paktën një javë.

Linja të tjera në zinxhirin e furnizimit të teknologjisë, si Unimicron Technology gjithashtu kanë ndërprerë prodhimin. Bllokimet e fundit do të “shkaktojnë një rritje të çmimeve,” sipas Johannes Schlingmeier.

“Valët tronditëse do të ndihen në të gjithë Amerikën  dhe pothuajse kudo në botë.”

Ekonomistët në Amerikë janë të shqetësuar se izolimi Kinës do të komplikojë më tej luftën e Fed kundër inflacionit, i cili u rrit në 7.9% në shkurt, në krahasim me një vit më parë, norma më e lartë në 40 vite.

Por zinxhiri i furnizimit të Kinës ende mund të menaxhohet. Foxconn, për shembull, ka hapësirë ​​për manovrim. Ajo ka mbi 40 fabrika në Kinë dhe prodhon pjesën më të madhe të iPhone jashtë Shenzhen. Prodhuesit kinezë do të përpiqen të vazhdojnë prodhimin. Në Shangai, për shembull, një prodhues i pjesëve të makinave u ka kërkuar punëtorëve thelbësorë të jetojnë dhe të flenë në ambientet e fabrikës, sipas LatePost, një media kineze.

Qeveria do të lejojë që disa fabrika të operojnë në këtë lloj flluskë edhe në Shenzhen. Kërcënimi më i sigurt ekonomik që paraqet shpërthimi i fundit i Omicron është për konsumin kinez. Shitjet me pakicë të vendit u rritën me 4.9% në janar dhe shkurt, në krahasim me të njëjtin  muaj të një viti më parë.

Por bllokimet do ta ndalojnë këtë rimëkëmbje. Nomura, një bankë, mendon se shitjet me pakicë, në terma realë, mund të tkurren përsëri gjatë muajve të ardhshëm. Përhapja ka vonuar gjithashtu çdo lehtësim të mundshëm të politikës zero të Kinës për Covid.

Gjatë javëve të fundit ka pasur disa shenja të “zbutjes” së virusit Qeveria miratoi teste të shpejta të antigjenit që njerëzit mund t’i përdorin vetë. Dhe China Meheco, një firmë shtetërore, këtë muaj nënshkroi një marrëveshje me Pfizer, një gjigant farmaceutik, për  pilulën e saj Paxlovid, e cila ndihmon në mbrojtjen e njerëzve të infektuar kundër sëmundjeve të rënda, raporton abcnews.al

Por shpërthimi i fundit është pritur me retorika të ashpra. Në një vizitë në Jilin më 13 mars, Sun Chunlan,  tha se provincat e Kinës duhet të ndjekin strategjinë  zero-covid. Megjithatë, diçka e tillë mund ta detyrojë Kinën të bëjë kompromis për disa nga qëllimet e tjera të saj.

Morgan Stanley, një tjetër bankë, ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike këtë vit nga 5.3% në 5.1%. Sipas bankës, PBB-ja mund të shënojë rritje në tremujorin e parë, në krahasim me tre muajt e mëparshëm. Ekonomia mund të rimëkëmbet gjatë vitit, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Por nëse Kina do t’i afrohet objektivit të saj të rritjes ekonomike, së pari do t’i duhet të dalë nga hendeku në të cilin është futur.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!