Më shumë se 30 balena janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuara në plazhin Ruakākā, afër qytetit Whangārei, në veri të Zelandës së Re.
Departamenti i Konservimit (DOC) I cili është përgjegjës për menaxhimin e shpëtimit të kafshëve detare të bllokuara, tha se shumica e balenave u rifutën dhe notuan përsëri në det.
Anëtarët e komunitetit si dhe autoritetet u bënë së bashku për të shpëtuar balenat që rrezikonin.
Bllokimi i balenave është një fenomen natyror ende i paqartë, gjithashtu Zelanda e Re është një prej vendeve ku ka nivelet më të larta të këtij fenomeni në botë.
DOC e quajti përpjekjen e shpëtimit “të pabesueshme, me të gjithë duke u bashkuar për balenat”.
“Për të parë kujdesin dhe bashkëpunimin e vërtetë që njerëzit kanë treguar për këto kafshë madhështore është e mahnitshme,” tha menaxheri i operacioneve të departamentit, Joel Lauterbach.
Ai gjithashtu falënderoi të gjitha palët e përfshira në aksion.
Bllokimi i balenave dhe delfinëve është i zakonshëm në këtë vend. DOC reagon mesatarisht ndaj rreth 85 rasteve në vit. /abcnews.al