Më shumë se 3 muaj trajtime nga kanceri/ “Buckhingam Palace”: Mbreti britanik Karli i tretë do t’iu rikthehet detyrave të tij publike!

schedule21:17 - 26 Prill, 2024

schedule 21:17 - 26 Prill, 2024

Mbreti Britanik Karli i tretë do t’iu rikthehet detyrave të tij publike pas datës 30 prill, pas më shumë se tre muajsh trajtime për kancer sipas një deklarate publike të Bukingham Palace.

Në deklaratën e “Buckhingam Palace” theksohet se ky nuk do të jetë një rikthim i plotë në angazhimet zyrtare të Mbretit, megjithatë e gjitha kjo është një sinjal pozitiv se shëndeti i monarkut britanik po përmirësohet.

Mbreti do të nis javën e ardhme një udhëtim simbolik për të vizituar një qendër të trajtimi të Kancerit, për të vijuar më pas përgjatë muajve të verës me pritjen e vizitave shtetërore, ku e para do të jetë pritja e Mbretit dhe Mbretëreshës së Japonisë.

Pallati Mbretëror në Britaninë e madhe nuk ka zbuluar se nga çfarë kanceri është i prekur Mbreti Karli i tretë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!