Më shumë se 2600 rezultojnë pozitivë me Covid në Itali, rritet numri i viktimave

schedule18:31 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:31 - 6 Tetor, 2020

Prej ditësh në Itali vijojnë të larta shifrat e rasteve të reja me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 2677 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 pacientë.

Mediat fqinje shkruajnë se sot janë bërë në total 99,742 testime, rreth 30 mijë më shumë se dje.

Krahasuar me dje, numri i shtrimeve në spital në kujdesin intensiv ka rënë me 4 dhe aktualisht në spitali janë të shtruar në kujdes intensiv 319 persona. Nga rastet që janë aktivë në vend 56,190 persona janë në izolim në shtëpi.

Ndërkohë deri më tani në Ilati numri i të infekuarve me Covid ka shkuar në 330,263 mes të cilëve 36,030 kanë humbur jetën.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!