Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën në provicën Baghlan, në veri të Afganistanit, sipas një njoftimi nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Më shumë se 100 njerëz vdiqën në distriktin Bagalan Jadid dhe 100 të tjerë në rrethin Burqa për shkak të përmbytjeve që ndodhën të premten dhe shkatërruan më shumë se 2,000 shtëpi në këto dy zona, tha një zyrtar i IOM.
Sipas agjencisë së OKB-së, ka shumë të vdekur në gjashtë rrethe të tjera të së njëjtës krahinë, gjithmonë bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive afgane.
Kjo pranverë ka qenë veçanërisht me shira të dendur në Afganistan, me përmbytje që kanë prekur edhe provincat e tjera të vendit, e cila është veçanërisht e ndjeshme ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.
/abcnews.al