Më shumë se 2.4 milionë janë larguar deri më tani nga Ukraina në Poloni

schedule09:56 - 1 Prill, 2022

schedule 09:56 - 1 Prill, 2022

Më shumë se 2.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, sipas BBC.

Numri i personave që kalojnë kufirin ka shënuar rënie.  Të enjten 23,000 kaluan kufirin, 9.5% më pak nga e mërkura. Deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, 3,500 njerëz kaluan kufirin – kjo është 24% më pak nga e njëjta periudhë e së enjtes.

Por ka një numër në rritje të personave që shkojnë në Ukrainë, rreth 406,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë përmes Polonisë që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!