Më shumë se 100 të vdekur nga sulmi terrorist në Nigeri

schedule00:44 - 8 Janar, 2022

schedule 00:44 - 8 Janar, 2022

Më shumë se 100 njerëz u vranë në Nigeri sipas një të mbijetuari dhe autoritetet po kërkojnë për të mbijetuar dhe autorët prej 3 ditësh. Banditët qëlluan dhe i vunë zjarrin shtëpive në zonat qeveritare Anka dhe Bukkuyum të shtetit Zamfara sipas një qytetari të zonës.
Ai tha se ata vranë më shumë se 100 njerëz dhe se 9 komunitete u prekën nga incidenti. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë mbi ngjarjen por faji ka rënë mbi grupet e armatosura që kanë bërë mijëra rrëmbime dhe vrasje në shtetet e Afrikës Qendrore dhe veriperëndimore.

Komisioneri për Sigurinë Ibrahim Dosara tha për “AP” se po presin më shumë informacione për ngjarjen dhe numrin e të vdekurve. Një avion dhe forca të sigurisë janë vendosur në zonë në ndjekje të banditëve tha komisioneri. Incidenti është një nga më vdekjeprurësit e viteve të fundit raporton “The Guardian”.

Ngjarja ndodhi pasi autoritetet pretenduan sukses në luftën me grupet e armatosura. Disa prej banditëve që Nigeria i ka quajtur terrorist bashkëpunojnë me forcat ekstremiste rebele sipas analistëve të sigurisë. Grupet përbëhen nga të rinjtë e grupit etnik Fulani që kanë punuar si barinj nomadë të bagëtive dhe që janë në konflikt me grupin Hausa për ujë dhe toka. Oluwole Ojewale i Institutit për Studime të Sigurisë tha se forcat e sigurisë janë në një numër më të vogël se sulmuesit dhe kanë më pak armë se ta.

Ai tha gjithashtu që forcat e sigurisë janë të pamjaftueshme në disa zona të shtetit Zamfara dhe në disa zona të tjera mungon prezenca e tyre. / abcnews.al