Më shumë se 1 milion evropianë marrin pasaportën e shëndetit për të udhëtuar në BE

schedule13:46 - 8 Qershor, 2021

schedule 13:46 - 8 Qershor, 2021

Më shumë se 1 milion evropianë janë pajisur me pasaportën e shëndetit  duke i dhënë mundësinë për të udhëtuar brenda bllokut, sipas një deklaratë të Komisionit Europian. Pasaporta – që tregon imunitetin ndaj Covid-19  përmes vaksinimit ose infeksionit, ose testit negativ do të përdoret për udhëtimet brenda BE-së duke filluar nga 1 korriku.

“Sa më shumë pasaporta të kemi në dispozicion, aq më i lehtë do të jetë procesi gjatë verës – në të kundërt ne do të rrezikojmë shpërthimin e rasteve  të reja që në javën e parë të korrikut.” tha Reynders.

Duke filluar nga sot, më shumë se një milion qytetarë kanë marrë certifikata të tilla – të cilat mund të jenë në letër ose në mënyrë digjitale. Ligjvënësit dhe kryeqytetet e BE-së kanë ranë dakord gjithashtu që vetëm personat e vaksinuar me  vaksinat e miratuara  nga Agjencia Europiane e Barnave – deri më tani  BioNTech / Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson do të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e BE-së.

Por vendet individualisht gjithashtu mund të vendosin nëse do të pranojnë, turistë që janë vaksinuar me vaksinat ruse ose kineze. Për të parandaluar diskriminimin ndaj të pavaksinuarve – veçanërisht për evropianët të cilët ende nuk janë vaksinuar do të lejohen të udhëtojnë vetëm me një test negativ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!