Më shumë se 1.5 milionë njerëz në Teksas pa energji për shkak të uraganit Beryl

schedule18:00 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:00 - 8 Korrik, 2024

Më shumë se 1.5 milionë klientë në Teksas janë aktualisht pa energji pasi Uragani Beryl goditi shtetin amerikan nga Meksika dhe Karaibet.

Siç thuhet, 1,537,649 banorë të Teksasit kanë mbetur pa energji elektrike që nga mëngjesi i kësaj të hëne, raporton CNN.
Shpërthimet e uraganit prej gati 120 kilometrash në orë goditën brigjet e Teksasit, ndërsa më të fortat u regjistruan në qytetin Freeport (151 kilometra në orë).

Stacioni meteorologjik në Hjuston në një lartësi prej gati 69 metrash regjistroi një shpërthim ere prej 81 kilometrash në orë mëngjesin e sotëm.

Shërbimi Kombëtar i Motit u bëri thirrje banorëve të ndërtesave shumëkatëshe që “të mos dalin në ballkone dhe të qëndrojnë larg dritareve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!