Më shumë se 1.3 miliardë njerëz do të kenë diabet deri në vitin 2050

schedule18:42 - 23 Qershor, 2023

schedule 18:42 - 23 Qershor, 2023

Numri i të rriturve që jetojnë me diabet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050, sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore The Lancet.

Parashikohet që numri i diabetikëve të rritet nga 529 milionë në vitin 2021 në 1.3 miliardë në vitin 2050, shkruan Guardian.

Ekspertët thonë se të dhënat janë alarmante, duke shtuar se diabeti tejkalon shumicën e sëmundjeve në botë dhe përbën një kërcënim të konsiderueshëm për njerëzit dhe sistemet shëndetësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!